Vazhdon numri i lartë i rasteve të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut. Jozyrtarisht mediat raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 6 persona dhe janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 129 persona.
Ndërkohë priten rezultatet edhe për 20 testa nga qendrat private që do i shtohen raportit zyrtar të 24 orëve të fundit.
Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë mbi 6787 persona janë diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 2876 janë shëruar kurse 328 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin kemi mbi 3583 raste aktive me Covid-19.