Portieri Manuel Neuer, që mbron portën e Bayern Mynih dhe të kombëtares gjermane, ka folur sot në lidhje me të ardhmen e tij dhe datën se kur do të tërhiqet nga sporti.
“Vjen një moment kur t’i e kupton se njerëzit nuk kanë më nevojë për ty. Sot po bëhet gjithnjë e më e vështirë të gjesh një motivim”, tha Neuer, 33 vjeç. Ai luan prej vitit 2011 me Bayern, ekip me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2021.
“Unë ndjej se jam ende i rëndësishëm në kombëtare dhe këtu janë të gjithë të kënaqur që jam ende pjesë e ekipit. Natyrisht që këtë besim duhet ta justifikoj në fushë. Jetëgjatësia ime në sport do të varet edhe nga dashuria që kam për futbollin”, u shpreh Neuer.