Kolegji Zgjedhor ka vendosur të pranojë ankimimin dhe të pranojë kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim për Numëruesin e 3-të. LSI përmes përfaqësuesit të tij ligjor, ish-ministrit Ylli Manjani, kërkoi që Numëruesi i Tretë të emërohej prej saj.
Me marrjen e këtij vendimi, u caktua që Numëruesi i 4-ët të vendoset mes PDIU-së dhe Partisë Republikane.
Ky ishte vendimi i Kolegjit Zgjedhor rreth tri orë pas mbledhjes së tij. Thirrja e seancës së sotme u bë me këkesë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila shprehu pretendimin që të mos hidhet në short me një parti tjetër.
Në një dalje publike për mediat, Ylli Manjani u shpreh se ky vendim ishte një kthim në shtratin ligjor, ku ligji thotë se partitë duhet të propozojnë numëruesit.
“Numëruesit që i takojnë LSI-së do të bëjnë detyrën e tyre që të jenë garant i votës. Dua tiu bëj thirrje dhe juve që të shtoni kohën e monitorimit të KQZ-së.”, u shpreh Manjani ndër të tjera.
(XH.A/SHUPLAKA)