Kryeministri Edi Rama ka fituar mandatin e tretë, por mesa duket gjuha e Kryeministrit dhe arroganca kur gjendet përballë gazetarëve do vazhdoje të jetë e njëjtë.
I ftuar mbrëmjen e sotme në Opinion, Kryeministri u pyet nga gazetarja Fatjona Mejdini nëse do i kërkojë falje qytetarëve pasi iu bvodhën të dhënat mbi 900 mijë prej tyre.
Kryeministri jo vetëm që deklaroi kategorikisht se nuk do të kërkojë falje, por ai iu drejtua gazetares “zemra”.
Gazetarja u përqëndrua vetëm te pyetja. Më tej ndërhyri dhe analisti Artan Hoxha i cili tha se shteti është shtet karagjoz nëse Carlo Bollino ka arritur të blejë me 15 mijë lekë të dhënat e qytetarëve, sic tha Rama.
Pjesë nga biseda:
Fatjona Mejdini: Skandali me 900 mije qytetarë, do kërkoni falje?
Edi Rama: Nuk do kërkoj falje. Sepse të dhënat kanë dalë në internet që në 2009.
Fatjona Mejdini: Po tani jemi në 2021 kanë ndryshuar.
Rama: Ato janë të njëjta zemra. Carlo Bollio bleu gjithë databazën me 15 mijë lekë.
Artan Hoxha: Nëse Bollino paska blerë të dhënat me 15 mijë lekë, atëherë ky shtet është shtet karagjoz.
(E.H/Faxweb.al)