Manastirliu është shprehur se procesi i vaksinimit në Shqipëri do të fillojë në muajt e parë të vitit të ardhshëm. Po punohet për marrëveshje direkte me prodhuesit. Është bërë parapagimi nëpërmjet instrumentëve të COVAX-it.
Në varësi të llojit të vaksinës është edhe infrastruktura përkatëse, e cila vjen me infrastrukturën përkatëse që shprëndahet me akull.
Astra zeneka ka një zinxhirë ftohës të standartizuar, Ndërsa vaksina Moderna me një ruajtje -20 gradë.
Gjithashtu janë përcaktuar grupet prioritare të cilët do të marrin të parët vaksinën ku bëjnë pjesë punonjësit e shëndetësisë, punonjëit në qëndrat e kujdesit afatgjatë, individët mbi moshën 75-vjeçë dhe personat me sëmundje kronike mbi 65-vjeçë.