Aktorja Olta Gixhari është surprizuar mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit të “Big Brother Vip”.
Banorëve iu shfaq në ekran një klip ku vogëlushi i dërgonte një mesazh nënës së tij.
“Mami të dua shumë”, ishte mesazhi i djalit të aktores. Gixhari nuk mundi t’i mbante lotët pas këtij mesazhi.
“Shumë faleminderit. Jam në fazën që fle dhe zgjohem me mendjen te djali. E shoh që është i lumtur, qesh dhe që është rritur. Nuk ja kanë prerë flokët shyqyr. Ai është një fëmijë që vetëm vrapon. Më ka marrë malli shumë, shumë, shumë. Mezi pres ta shoh. Kisha frikë të flisja në telefon. Nuk e di pse, nuk di ta shpjegoj. Më duket sikur më kërkon llogari që pse nuk jam aty. Nuk e di sa guxim do kisha nëse do flisja. Sidomos duke qarë, sepse ai është shumë i vogël”- u shpreh ajo.