FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

“Mami nisi të qante!” Fifi rrëfen për periudhën stresuese: Mendova se e kishte marrë malli, por…

Fifi  ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli për eksperiencën e saj të humbjes në peshë.

Këngëtarja tregoi se si dy vjet më parë nisi të shtonte në peshë për shkak të jetës së natës dhe mos respektimit të orareve e si pasojë brenda tre muajve fitoi 20 kilogramë.

Ajo tregoi se pas pak nisi edhe presioni nga të tjerët që i kërkonin të dobësohej dhe kjo bëri të ndihej shumë e stresuar dhe e mbingarkuar psikologjikisht.

“Ka qenë një periudhë shumë stresuese për mua, shumë e lodhshme, kam qenë shumë e ngarkuar psikologjikisht dhe kur kam shkuar në shtëpi pas 4 muajve, mami nisi të qante. Mendova se e kishte marrë malli për mua e i thashë të mos mërzitej, por muaj më vonë, kur nisa të bija nga pesha më tregoi se arsyeja pse kishte qarë ishte se kisha shtuar peshë e më tha që isha bërë si pogaçe”, tregoi ajo duke qeshur.

Gjithashtu, Fifi zbuloi se në atë kohë ka qenë plot 95 kilogramë, ndërkohë tani ka humbur 10-12 kile e rezultati është mëse i dukshëm.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *