FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Mamaqi zbulon emrin e aktorit të madh: Një nga protagonistët e “I love Tropoja”(Foto)

Pas suksesit me filmin “2 gisht mjaltë”, aktori i humorit Ermal Mamaqi duket se nuk do të ndalet, ndaj kohët e fundit ka bërë me dije se po punon në Valbonë me filmin e tij të ri “I love Tropoja”.
Ky prodhim kinematrogarfik ka bërë bashkë aktorë të njohur shqiptar ku një pjesë e tyre janë zbuluar pak nga pak nga vetë Ermal Mamaqi.

Mesa duket aktori i njohur ka ngelur i kënaqur nga kasti i aktorëve të “2 gisht mjaltë”, si Marjana Kondi dhe Bujar Asqeriu, ndaj i ka besuar një rol të rëndësishëm edhe në filmin e ri.

Me anë të një postimi në Instagram Ermali shkruan “I madhi Bujar Asqeriu. Një nga protagonistët e I loveTropoja” ndërsa kanë vërshuar edhe komentet nga fansat të cilët mezi po e presin filmin.
Kujtojmë që Bujar Asqeriu luajti edhe në “2 gisht mjaltë” rolin e dajos dhe ka shkaktuar të qeshura pafund.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *