Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Malinë, Mokër e Sipërme të Pogradecit, e për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit A. K., 43 vjeç, dhe ndodhet në gjendje të rëndë D. K., 48 vjeç që udhëtonte si pasagjer.
43-vjeçari është dërguar në gjendje të rëndë në spital por nuk ka mundur t’iu mbijetonte plagëve.
Njoftimi i policisë: Më datë 29.08.2020, rreth orës 19:45, mbi fshatin Malinë, Mokër e Sipërme, shtetasi A. K., 43 vjeç, banues në Pogradec, duke drejtuar një automjet dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë është dëmtuar ky shtetas, si edhe shtetasi D. K., 48 vjeç, banues në Pogradec, pasagjer në mjet.
Të dy shtetasit e mësipërm, u transportuan në Spitalin e Pogradecit ku shtetasi A. K., ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi D. K., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nga ana e Policisë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)