Bregu i lumit Buna për rreth 3 km nga grykderdhja e deri në fshatin Reç në pjesën e Malit të Zi është i mbushur me pula dhe kafshë të ngordhura. Pala malazeze akuzon se pulat dhe kafshët të ngordhura janë nga Shqipëria.
Për të parë nga afër situatën e krijuar kanë dalë edhe përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë dhe të Drejtorisë së sigurisë ushqimore dhe veterinarisë në qeverinë e Malit të Zi.
Pas notave të protestave nga Mali i Zi ka ardhur edhe reagimi i ministrit të Mjedisit, Blendi Klosi.
Klosi ka folur nga Shkodra, ku shprehet se do të bëhet hetim për këtë problem. Gjithashtu ministri paralajmëron çdo inividid që ndot ambjentin dhe lumenjt nuk do të vetëm gjoba por dhe heqje lirie.
“Ne do ta hetojmë, dhe do të mbajmë një qëndrim. Akoma një numër i konsiderueshëm Bashkish nuk marrin përgjegjësi. Mjafton që një shi të bjerë dhe gjithçka shkon në det. Ne kërkojmë me forcë sipas Kodit të ri penal, për mbetjet urbane, dhe për çdokënd që ndot ambjentin dhe lumenjt jo vetëm gjoba por dhe heqje lirie.”
Ndërkohë, ditën e sotme drejtoresha e Drejtorisë së sigurisë ushqimore dhe veterinarisë në Mal të Zi Vesna Dakoviq shprehet se është e qartë se ky është një problem ndërkufitar për faktin se në pjesën e Malit të Zi në një territor të gjerë nuk ka ferma kafshësh e as pulari.
“ Ka një javë që unë kam marrë njoftim nga qytetarë të përgjegjëshëm, se ka pula të ngordhura të paketuara në qese plasmasi dhe notojnë nëpër lumin Buna. Para një jave ne kemi vepruar në bazë të informacionit të marrë, inspektori i jonë ka dal në terren dhe ka kryer marrë kampionët për të kryer analizat. Dje është rishfaqur edhe një herë ky shqetësim. Unë kam marr informacion nga një banorë i zonës, që sërish janë shfaqur qeset e reja të plasmasit me pula të ngordhura. Problemi është se ne pasi kemi patrulluar nëpër lumin Buna në pjesën e sipërme, ka një numër të madh të qeseve me pula të ngordhura. Të cila janë hedhur në rrjedhen e lumit, dhe janë ndaluar në ato gji ku uji nuk rrjedh. Por me rritjen e nivelit të ujit dhe të rrjedhës të gjitha do përfundojnë në detë. Mund të them se këtë herë ne kemi pasur fat. “ Është e qartë se problem është i natyrws ndërkufitare. Rezultate laboratorike të disa kampionëve tregojnë se pulat nuk kanë qenë të infektuara me ndonjë sëmundje që mund të transmetohet tek njerëzit, por është salmonelë e izoluar, e cila ka ndikim tek shependët, siç duket është edhe shkaku kryesor i ngordhjes së pulave. Si një vënd i rajonit me aspirate për anëtarësim në BE, që nënkupton miratimin dhe rrespektimin e standartëve në të gjitha fushat, për fat të keq jemi dëshmitarë të një situate, ku kafshët e ngordhura hidhen në lumë”.
Aksioni i pastrimit të lumit Buna po kryhet nga Njësia e Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, dhe zgjat disa ditë. Kjo është hera e dytë që brenda pak ditëve në grykëderdhje të lumit Buna shfaqen pula të ngordhura të mbështjella me qese plasmasi. Nga sa mësohet, Qeveria e Malit të Zi gjatë këtij viti për shkak të ndotjes së Lumit Buna i ka dërguar notë proteste qeverisë së shqipërise disa muaj më parë, si shkak i derdhjes së ujërave të zeza në lum.
(K.H/Faxweb.al)