Qeveria e Malit të Zi ka ndryshuar së fundmi kufirin ekzistues të komunës me shumicë shqiptare të Tuzit. Në lidhje me këtë vendim ka reaguar ashpër kryetari i komunës, Nik Gjeloshaj, i cili e ka konsideruar si një veprim anti-shqiptar, të cilin do ta kundërshtojnë me forcë.
Postimi i plotë: Gjatë punës së përditshme të sekretariateve tona kemi vërejtur ndryshimin e kufirit tone
Kanë ndryshuar teritorin tonë ashtu që deponinë e kanë kaluar në teritorin e kryeqytetit Podgorica.
Kështu nuk ka punuar as PDS edhe pse kjo ishte e vetmja pikë kontestuese me ta.
Do ta kenë Malesine para qeverisë , se u kam dhënë një afat, tani urgjentisht duhet ta ktheni linjën administrative të Komunës sonë ashtu siç është miratuar në Kuvendin e Malit të Zi.
Një veprim i ketillë antishqiptar nuk do ta durojmë më , sepse nuk është vetëm kjo, por qeveria e Malit të Zi e ka bllokuar edhe pagesën e mjeteve për Komunën tonë, mjete këto të cilat na takojnë sipas ligjit.
Ftoj për herë të fundit bashkësinë ndërkobëtare e cila është e pranishme në Mal të Zi te reagojë … Qytetarët e Malesisë do të kenë pergjigjje të ashpëra ndaj ketij provokimi te ri.