Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Tjetër zjárr masiv në jug të vendit, banorët kontaktojnë zjárrfikësen por nuk iu përgjigjet

Një tjetër sipërfaqe pyjore në jug të vendit është përfshirë nga flakët e zjarrit. Gazetarja e Fax News, Afrovita Hysaj raporton se zjarri ka rënë në malin e Bratit në Vlorë, ndërsa është i përmasave të mëdha.

Pranë vatrave të zjarreve ka edhe stane me bagëti të cilat rrezikojnë nga flakët. Ndërkohë, në bazë të raportimeve të banorëve të zonës, asnjë ndërhyrje nga zjarrfikësja e Selenicës nuk është bërë.

Banorët denoncojnë se nuk është askush të kujdeset për shuarjen e zjarrit, pavarësisht se zjarrfikësja është lajmëruar por ende asnjë ndërhyrje.

Zjarri në malin midis fshatit Lepenicë dhe Brataj të Selenicës.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *