Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Furgoni i postës u përplás me një mjet, 35-vjeçari në gjendje të rëndë për jetën niset me urgjencë drejt Tiranës

Një aksídent i rèndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec ku është plágosur një person. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në fshatin Bulgarec ku u pèrplasën dy automjete.

Burime për Faxweb.al thonë se është pèrplasur furgoni i postës me një automjet tjetër, ndërkohë që ka hasur vështirësi për të nxjerrë trupin e të plágosurit nga mjeti.

Mësohet se i plagosuri 35-vjeç, po transportohet drejt Tiranës pasi është në gjendje të rëndë për jetën.

Kristi Plluska, 35 vjeç, ishte në drejtimin e mjetit të Postës Shqiptare, kur u përplas me një automjet tip Benz  dhe më pas goditi një pemë.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit Benz, i identifikuar me inicialet E.S., 29 vjeç është shoqëruar nga policia.(M.Q/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *