Vetëm pak minuta më parë ka ndodhur një aksident automobilistik në kryeqytet, ku një furgon mallrash është përplasur me një autobus. Nga ky aksident ka ngelur i plagosur shoferi i furgonit i plagosus.
DETAJE:
Më datë 01.09.2017, rreth orës 13:14, në Numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për dy mjete të përplasura në rrugën e Ndroqit.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se:
Një furgon mallrash me drejtues shtetasin M.Ç është përplasur me një autobus me drejtues shtetasin N.B., ku si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i furgonit, shtetasi M.Ç., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. (J.V/Shuplaka)