Një aksident i rëndë ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në qytetin e Fushë-Krujës ku njëautomjet ka përplasur pastruesen e rrugës teksa ajo ishte duke punuar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen S.M.T, ndërsa pastruesja 45-vjeçare ka marrë plagë të shumta.
Si pasojë ajo është dërguar menjëherë për në spitalin e Traumës nga një autoambulancë .
Ndërkohë polica ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur të plotë këtë aksident.