Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor me anë të një njoftimi në mediat sociale bën të ditur se për të gjithë drejtuesit e automjeteve duke nisur nga data 4 maj, do të aplikohen gjoba për të gjithë ata që bëjnë ndryshim të karakteristikave të mjeteve të tyre.
Sipas një njoftimit nuk mund të ndryshohet pa autorizim, ngjyra e makinës, vendosja e impiantit të gazit, por dhe vendosja e karrocerisë. Gjobat do të jenë nga 10 mijë deri në 20 mijë lekë të rinj.
“Nga data 04.05.2020, DPSHTRR do të aplikojë masa administrative për të gjithë ata zotërues mjetesh që bëjnë ndryshime të karakteristikave konstruktive/funksionale të mjetit pa marrë fillimisht Autorizimin për ndërhyrje nga DPSHTRR (në zbatim të pikës 4, neni 78 i ligjit nr. 8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar)!
Masat administrative për ndryshime pa autorizim: 10,000 Lekë: të ngjyrës; kutisë së shpejtësisë; të tjera me procedurë të lehtësuar Masat administrative për ndryshime pa autorizim: 20,000 Lekë: të motorit; të shtimit të sistemit alternativ të ushqimit (impiantit të gazit)l të karrocerisë; të tjera me procedurë normale Vetëdeklaro kërkesën për të kryer një ndryshim konstruktiv/funksional në mjet: https://bit.ly/2z8Zn2qm #DPSHTRR #MIE #NdryshimeKonstruktive.”-njofton DPSHTRR.