Një makinë është shkrumbuar plotësisht nga një zjarr i qëllimshëm mbrëmjen e djeshme, pak pas mesnatës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Hajrro Cakerri në Vlorë.
Mësohet se makina tip Nissan Micra, është në pronësi të shefit të policisë të Paraburgimit në Vlorë, Feim Alisinani, dhe ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të detyrës së tij.
Nga hetimet e para thuhet nga grupi hetimor se ngjarja është e qëllimshme, pasi dyshohet se dy persona kanë shkuar nga një rrugicë aty pranë, kanë thyer xhamin duke i hedhë benzinë brenda dhe më pas i kanë vënë flakën, si pasojë e djegies automjeti ka shpërthyer.
(E.K/Faxweb.al)