Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Fast & Furious në Elbasan, mjeti rrezikon qytetarët, gjatë arratisjes përfundon brenda në komisariat

Një mjet tip fuoristradë është përfshirë në një aventurë të çuditshme ditën e sotme në Elbasan duke na sjelle në vemendje Serialin e filmave Fast Furious, pasi ka rrezikuar edhe qytetaret në rrugë.

Fillimisht mjeti fuoristrade ka përplasur një mjet ëolsvagen pranë ambulancës dhe nga aty jo vetëm që nuk ka ndaluar por në tentativën për t’i ikur vendit të ngjarjes në shpejtësi e sipër është përplasur me derën e komisariatit të pòlicisë, duke përfunduar vetë brenda komisariatit.

Fatmirësisht kjo aventure nuk ka sjellë të lenduar por vetëm dëme materiale. Menjëherë blutë kanë nisur matjet e vendit të ngjarjes ndërsa pritet që drejtuesit të mjetit ti bëhet edhe testi i alkoolit për të kuptuar nëse ka qenë nën efektin e tij apo jo.

Njoftimi i policisë: Rreth orës 11:00, shtetasi B. L., 34 vjeç, banues në Elbasan, dyshohet në gjendje të rënduar psikologjike, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka goditur portën hyrëse të DVP Elbasan dhe ka hyrë në oborrin e DVP-së, duke mos iu bindur urdhrit për të ndaluar të dhënë nga punonjësi i Policisë që kryente shërbim në hyrje të DVP-së.

Ky shtetas, pasi ka hyrë në oborr, ka dalë nga mjeti me një pistoletë me gaz në dorë, duke bërë lëvizje të pakontrolluara, por është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga shërbimet e Policisë. Specialistët për Hetimin e Krimit dhe grupi hetimor po vijojnë veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(E.K/Faxweb.al)

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *