Një makinë tip “Opel Corsa” ka marrë flakë në ecje në autostradën Tiranë-Elbasan, pranë një qendre tregtare në zonën e Saukut.
Sipas një portali online automjeti është përfshirë nga flakët dhe në pak minuta është djegur plotësisht. PO kështu dëshmitarët thanë se kanë dëgjuar edhe një shpërthim, ndërsa policia sipas tyre edhe pas 15 minutash. Nuk dihet sa persona ka pasur brenda në makinë dhe nëse ka të lënduar. Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe një zjarrfikëse si dhe policia. (J.V/Shuplaka)