Disa persona janë shoqëruar në polici në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në Maqellarë, ku një automjet i mbushur me para dhe emra banorësh të zonës është ndaluar nga simpatizantët e PD-së.
Burimet bëjnë me dije se të shoqëruar janë personat brenda makinës si dhe personat që bllokuan lëvizjen e automjetit.
Kujtojmë se makina u ndalua ditën e sotme nga Struktura për Mbrojtjen e Votës pranë PD-së, të cilët nuk kanë lejuar largimin e personave brenda në makinë pa ardhur policia.
Në prezencën e Policisë, shoferi dhe pasagjeri janë kontrolluar nga simpatizantët e opozitës për prova që ndihmojnë në zbardhjen e këtij rasti.
Pasi i kontrolluan, ata lejuan policinë që t’i shoqeronte dy personat që ishin brenda në makinë, por makinën nuk kanë lejuar ta heqin që aty pa ardhur prokuroria dhe policia.
Edhe tashmë që po kryhet mbledhja e provave, simpatizantët e opozitës nuk janë larguar për asnjë moment nga vendngjarja për të mos lejuar fshehjen e provave.
(R.G/Faxweb.al)