Mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00, në qytetin e Vlorës u resgjistrua një aksident tragjik, ku ndërroi jetë në vend pnonjësi i policisë Nuri Malaj, 50-vjeç.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews, përplasja mes mjetit BMW dhe atij tip Benz ka qenë tepër e fortë, ku ky i fundit është i dëmtuar plotësisht në pjesën e përparme dhe anën e shoferit shoferit.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i plotë i policisë: Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, në rrugën Transballkanike pranë IEVP Vlorë, mjeti tip “Bmë” me drejtues shtetasin A. V., është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin N. M.
Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje shtetasi N. M.
Sherbimet e policisë kanë bërë shoqërimin e shtetasit A. V., në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.