Një aksident ka ndodhur para pak minutash në hyrje të qytetit të Vlorës, ku një automjet tip “BMW X5”, me targë “AA234DV”, ka dalë nga rruga duke u përplasur me trafikndarësen pranë rrethrrotullimit në hyrje të qytetit.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se si pasojë e ksidentit ka mbtur i plagosur drejtuesi i automjetit rreth 50 vjeç, i cili është transportuar me urgjencë në spital.
Të njëjtat burime thonë se i aksidentuari ka marrë disa fraktura, ndërsa shkak mendohet të ketë qenë mungesa e ndriçimit në zonë, mungesa e sinjalistikës që paralajmëron për rreth rrotullimin si dhe shpejtësia tej normave të lejuara.
Policia po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
(B.B/ Faxweb.al)