Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Golem. Një person është plagosur dhe është transportuar në spitalin e Durrësit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Makina ka pësuar dëme të mëdha, ku pjesë të saj janë përhapur në rrugë. Nuk dihet ende si është shkaktuar aksidenti ndërkohë që ngjarja ka shkaktuar radhë të gjatë makinash pasi u bllokua trafiku.
Pak orë më parë, në vendin tonë u regjistrua një aksident i rëndë me pasojë vdekjen në rrugën nacionale Klos-Burrel. Një automjet që drejtohej nga 73-vjecari me origjinë nga Dibra, i identifikuar si Riza Dida ka përplasur këmbësorin Bajram Muca, 70 vjec.
I moshuari u dërgua me urgjencë në spitalin e Burrelit, por kishte marrë plagë të mëdha në trup dhe nuk ia doli të mbijetonte.