Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Majko bën ‘policin’ e mirë: Presidentit i takon të jetë protagonist, të mos precipitojë sherri (VIDEO)

Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë voti një projektrezolutë e cila u propozua nga Konferenca e Kryetarëve për “shmangien e krizës kushtetuese me synim legjitimitetin e gjykatës kushtetuese – detyrë imperative e organeve më të larta të shtetit”.

Në ambientet e jashtme të Parlamentit, Pandeli Majko, ministër i Diasporës ka komentuar aktualitetin politik dhe debatet e përqëndruara të ngërçi me zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Ministri tha për gazetarët se Presidenti duhet të jetë protagonist i stabilitetit dhe se sherri mes politikanëve nuk duhet të degradojë.

“Ka disa nene të Kushtetutës që duhen respektuar. Presidentit i takon të jetë protagonistë i stabilitetit. Nuk besoj që sherri duhet të perceptojë në histori të natyrave të tilla. Shqipëria duhet të ketë stabilitet politik dhe rajonal. Nga PS është shprehur gatishmëria për një dialog dhe jo për të ecur në një drejtim të paditur”, tha Majko.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *