Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Mahnitën Italinë me këngën e Era Istrefit, motrat Sinani flasin për herë të parë

Fenomeni “SinDolls” motrat Ina dhe Serena të cilat janë komentuar për performancën e tyre në “The Voice of Italy”, ishin sot për herë të parë në një intervistë për Klubin e Mëngjesit.

Motrat binjake nga Tirana të pyetura sepse zgjodhën pikërisht këngën “Shum pis” të Era Istrefit motrat thanë se, “donim një këngë shqip për ta bërë më të njohur muzikën shqiptare në Itali por edhe për faktin që Era Istrefi është tashmë një yll ndërkombëtar.

Të pyetura nëse do donin të ecnin në rrugën e Elhaida Danit, e cila vite më parë u shpall edhe si fituese e “The Voice of Italy”, këngëtaret thanë se e synonin patjetër këtë gjë. “Elhaida u prezantua me një tjetër stil dhe ishte me profesioniste, por padyshim që dhe ne e synojmë fitoren në “The Voice”, edhe pse lëvrojmë në një tjetër stil.

Mesa duket repi është zhanri i tyre i preferuar dhe deri tani u ka rezultuar i sukseshëm. Vajzat kanë premtuar gjithashtu se kishin dëshirë të eksperimentojnë me muzikën shqip, edhe në fazat e tjera të “The Voice”.

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close