Nata e sotme dhe e dytë gjysmëfinale e Festivalit Evropian të Këngës “Eurovision” ka qenë tepër pozitive për Shqipërinë, pasi këngëtarja Anxhela Peristeri i ka siguruar Shqipërisë kualifikimin për në finale.
Me anë të një performimi magjik, Anxhela Peristeri dhuroi emocione me këngën “Karma”, e cila u duartrokit nga publiku. Në këtë mbrëmje performuan 17 përfaqësues të shteteve evropiane.
Kënga “Karma” ka arritur të marrë komente pozitive nga mediat dhe ndjekësit e këtij festivali, të cilët mundën ta shprehin mbeshtetjen me një votë ne numrin 11.
Votat e publikut mundësuan që Anxhela të sigurojë biletën për natën finale të “Eurovision 2021”, duke e bërë atë mes 10 shteteve finaliste të mbrëmjes së sotme.
Ndër Shtetet që marrin pjesë në gjysmëfinalen e dytë janë Bullgaria, Estonia, Finlanda, Greqia, Lituania, Anglia e të tjera.