Reperi Don Xhoni ka publikuar në mediat sociale videon e gjyqtares së Elbasanin, Enkelejda Kapedani.
Në Instagram reperi ka publikuar një prej videove të gjyqtares, pasi kjo e fundit në Tik Tok shoqëronte postimet e saj me sfond këngët e tij.
Sot janë publikuar disa video të gjyqtares së Elbasanit, Enkelejda Kapedani duke pozuar në zyrat e gjykatës.
Disa prej videove gjyqtarja i shoqëronte me këngë që flisnin për mafia dhe drogë.