Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për procesin e rindërtimit të vendit pas tërmetit të 26 nëntorit. I ftuar në ‘Syri tv’, Basha u shpreh se nëse ai do të vijë në pushtet procesi i rindërtimit do të përfundojë në vitin 2022.
“-Qeveria e re do të ketë detyrë parësore t’i japë fund mjerimit fizik dhe psikologjik të mijëra familjeve. Mos harro është viti i dytë që familjet kalojnë në çadër. E them këtë për një arsye të thjeshtë, kur një kryefamiljar është në padurim për ndryshim, për një fillim të ri, imagjino për ata që i shtohet dhe mungesa e e banesës. Ju e mbani mend konferencën e donatorëve.
Ai ka dështuar në mënyrë më të qartë dhe këtë e kam prekur në takimet në Durrës. Ka mbetur procesi në vend numëro. Qytetarët duhet ta dinë pse ka mbetur, njësoj si ka dështuar për të thithur fondet e BE për të ndihmuar familjet në nevojë ashtu ka dështuar edhe të thithë fondet për tërmetin. Nuk i besohet paratë një qeverie të korruptuar.
Në kombinat para disa ditësh kishin ndryshimin e shtëpisë pasi pallati ishte shembur. Në Durrës vetëm dy pallate u ka nisur rindërtimi dhe asnjë tjetër. Asnjë vend nuk do të përballet në sfidën e rindërtimit vetëm.
Pa ndryshuar qeveria këto fonde nuk do të dinë të shfrytëzohen. Pa patur një qeveri që është e korruptuar. Ka disa rregulla të shkruara, Që procesi i rindërtimit të ecë përpara është që të jetë transparent. Pa patur ndryshim në 25 Prill do të kemi të njëjtin cirk.
Ajo që po ju them është e thjeshtë më 25 Prill ndryshimi do të mundësojë përshpejtimin e rindërtimit. 1) Transparencën e fondeve dhe 2) Procesi i rindërtimit që duhet të kishte ecur para me fondet e BE.
Rivlerësimi lidhet me dy proceset kryesore, denoncimet dhe dyta nga vetë hulumtimet tona në terren.
Leje të posaçme se shtëpitë kanë qënë aty, po të ishin bërë këto 4 hapa të thjeshta sot do të kishin përfunduar banesat dhe nuk do të ishin as me qera as në çadra.
Mafia ju e dini që është sulur nga pushtetarët e korruptuar për të grabitur këto troje dhe për të përdorur këtë fatkeqësi siç kanë bërë gjithmonë. 2022 është afat i mundshëm për të përfunduar veprat e mëdha, por që të ndodh kjo duhet të kesh një qeveri të përgjegjshme. Keni parë që një qeveri e përgjegjshme kemi carë dy tunele.”, u shpreh Basha.
(R.G/Faxweb.al)