Zydi Koka, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, ka zhvilluar një intervistë ditën e sotme për Fax News ku ka folur për situatën në Maqedoninë e Veriut.
Koka e nisi me bllokimin e foltores që ka bërë opozita në Maqedoni për shkak të ligjit të nënshtetësisë që nuk jepet për shtetasit që jetojnë prej vitesh në shtetin fqinj .
Koka thotë se janë shqiptarët ata që preken më së shumti nga ky ligj, prandaj dhe ata nuk do të tërhiqen nga bllokimi i foltores derisa të njihen nënshtetësitë.
Ndër të tjera, ai u ndal dhe te situata pandemike në Maqedoni, për të cilën u shpreh se është menaxhuar shumë keq. Ai madje hodhi akuza ndaj qeveritarëve duke thënë se ka nga ata që kanë shkuar me pushime në Meksikë në një kohë kur mjekët mnuk lejohen te dalin nga vendi për shkak të pandemisë.
Intervista:
Opozita ka bojkotuar kuvendin për ligjin per nënshtetësinë?
Koka: Ligji për shtetësi është një ligj paraqet pajisjen me nënshtetësi për qytetarët që jetojnë prej vitesh në Maqedoni dhe nuk kanë pasaportë. Sipas të dhënave tona, numri më i madh pa nënshtetësi janë shtetasit shqiptarë, prandaj dhe ne nuk tërhiqemi. Është për të ardhur keq që për më shume se 30 vite qytetarët që jetojnë dhe kanë lindur këtu iu mohohen të drejtat në këtë shtet. Kujtojmë se me mos pasjen e nënshtetesisë iu mohon një sërë të drejtash si e drejta për arsim, shëndetësi, martes, votim, etj. Duhet ta theksojmë se ata persona janë sistemit. Përmes këtij ligji që propozojmë ne parashikohet një dokument i cili garanton ccdo qytetar që verteton se ai shtetas i këtij vendi dhe automatikisht duhet t’i takojë shtetësia. Prandaj bllokimi do të vazhdojë.
Sa do zgjase?
Koka: Kjo do zgjasë derisa të rregullohet ligji, që është zgjidhja e problemit. Ne nuk do të lëshojmë pe. Ne jemi të vendosur dhe ne do ecim para. Ne nuk do të tërhiqemi. Kjo është e fundit, nuk mund të tërhiqemi. Shumë qytetarë vuajnë problemet e nënshtetësisë.
Pandemia?
Koka: Ky është një problem, pra menaxhimi i pandemisë. Nqë Maqedoni është katastrofal, jemi vendi me më shumë vdekje. Vazhdimisht ka ankesa për menaxhimin. Kemi pranuar vetëm disa doza vaksinash. Kurse autoritetet vazhdimisht bëjnë sikur kanë arroitur marrëveshje me këtë kompani, apo me atë kompani, por janë vetëm fjalë. Qeveria ccalon shumë, Ministri i Shëndetësisë para dy ditësh tha se kemi nënshkruar marrëveshjen me Pfizer. Mirëpo Pfizer thotë se ende nuk kemi marrëveshje me Maqedoninë e Veriut. Situata është në rritje. Kemi mbi 1000 të sëmurë në ditë. Sicc e dimë kapacitete spitalore janë të tejmbushura dhe stafi i mjekëve janë të lodhur. Kemi disa persona të qeverisë që kanë shkuar në pushime në Meksiko, ndërsa stafit mjekësor ia ndalon të marrë pushime në kohë pandemie.
(E.H/Faxweb.al)