Ka përfunduar plot surpriza ndeshja mes Lyon dhe Juventus, e vlefshme për fazën e 1/8-ave në Champions League.
Vendasit kanë surprizuar bardhezinjtë, duke i mposhtur me rezultatin minimal 1-0.
Goli i vetëm i këtij takimit u shënua në pjesën e parë nga Tousard.
Në minutën e 31’ Pas një aksion tepër të bukur nga francezët, mesfushori arriti të realizojë, duke kaluar kështu të tijtë në avantazh.
Juventusi pati disa raste në fundin e ndeshjes, por që nuk arriti t’i konkretizojë në gol.
Tashmë mbetet të shihet ndeshja e kthimit, me Juventusin që do të tentojë kualifikimin.