Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

LVV-ja dhe Lista Serbe bëhen bashkë, miratohet falja e 11 milionë eurove për serbët e Kosovës (Arsyeja)

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Listës Serbe janë bërë bashkë sot për ta miratuar në Kuvendin e Kosovës propozimin që shteti t’i ndajë mbi 10 milionë euro për t’ua paguar rrymën serbëve në veri të Kosovës. Opozita nuk qe në Kuvend kur u votua e as nuk nevojitej, pasi Qeveria Kurti 2 pati mjaftueshëm vota.

Me 61 vota për, deputetët e LVV-së së bashku me ata të “Srpskas” i kanë miratuar rekomandimet e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me propozimin që Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) të marrë përgjegjësinë për pagesën e rrymës për serbët në katër komunat veriore.

Kjo praktikë kritikohej ashpër nga LVV-ja kur partia e Kurtit ishte në opozitë, por ky vendim që u kritikua nga partitë opozitare tash, u mor në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti para një jave dhe u mbrojt fort nga shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Ishte Kusari-Lila ajo që e propozoi këtë vendim, ndërsa tha se “më mirë është të ndahen mjete prej KOSTT-it për veriun”, sesa, siç tha ajo, “të dërgohen forca policore dhe të kthehen në arkivol, sikur rasti i policit, tashmë hero, Enver Zymberi”.

“Jemi duke bërë zgjidhje për shtet të Kosovës, për atë çka nuk është bërë deri tash, sepse më mirë është të bëhet zgjidhje sot me mjete që ndahen prej KOSTT-it, se sa, pasi po doni politikë, të dërgohen forca policore e të na kthehen në arkivol, qysh na është kthyer Enver Zymberi. Kjo implikohet. Tërë dita na ka shkuar duke përmend të vdekur në seancë, por ju tregoj edhe këtu ka mundësi. Kjo është çështje e sigurisë”, ka thënë Kusari Lila.

Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar Qeverinë Kurti se në kundërshtim me zotimet e saj ka miratuar këtë vendim, duke shtuar se e njëjta Qeveri kishte anuluar shtesat prej 30 eurove për pensionistët.

Për Lidhjen Demokratike e Kosovës, Qeveria Kurti se po ndërmerr veprime të cilat i kishte kundërshtuar si opozitë.

Ndërsa në reagimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës thuhet se 11 milionë euro është shuma të cilën duhet ta paguajnë shumica e qytetarëve të Kosovës, për një pakicë e cila vet dhe në bashkëpunim me Serbinë, sfidon institucionet tona.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.