Banorët dhe aktivistët e Valbonës kanë denoncuar në rrjetet sociale se që prej fillimit të muajit shtator, kamionë të shumtë kanë hequr 8 kilometra rërë në shtratin e Lumit.
Aktivistja Katherine Bohn në një interviste për Fax News tha se po gërryhet shtrati i Lumit Valbonë dhe se kamionë të shumtë po heqin rërën nga lumi që nga zona e Bujanit deri në Gash.
Bohn shprehet se ato po luftojnë kundër këtyre ndërtimeve të hidrocentraleve pasi Shqipëria synon që të futet në BE dhe ka një ligj shumë të qartë dhe strikt, pasi nuk mund të dëmtohet uji.
“Ne kemi bërë një luftë kundër ndërtimeve dhe ndërtimi ka dëmtimin e vet dhe do të dëmtojë më shumë zonën. Ne jemi të sigurt se në fund të fundit do të fitojmë dhe ato kishin nevojë që të heqin hidrocentrale në lumë, pasi nëse synon të futen ne BE duhet ti heqin.
Ky ligj është shumë i qartë dhe shumë strikt në BE sepse nuk mund të dëmtohet lumi. Këto hidrocentrale brenda parkut Kombëtar të Vlabonës ka shumë shkelje. Është tmerr, gati është pllakë me zallë.
Uji është turbulluar dhe në kemi kundërshtuar ndërtimet në Lumin e Valbonës. Lumi duhet pastruar shtratin e vet, ne kemi edhe më shumë kohë për të riparuar situatën. Tashmë është një pikë shumë e rëndësishme për të rikuperuar.
Që tani kemi një problem më të madh sepse jashtë habitatit të parkut kombëtar, ku janë planifikuar edhe 6 hidrocentrale atje. Pa asnjë lajmërim në fillim të shtatorit ka ardhur eskavatori dhe kamioni gjigand për të hequr gurët.”- tha Bohn.
Njoftimi i aktivistëve dhe banorëve:
Që nga 1 shtatori 2020, kamionët masivë kanë hequr rërën nga 8 km të lumit Valbona, nga zona e Bujanit deri në Gash. Ata po e bëjnë këtë për të shpërndarë mijëra tonë rërë në hidrocentralin e ri “Brecani ROSP” në Luginën e Gashit, e cila është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe zonë e mbrojtur rreptësisht-njofton shoqata TOKA. Ky është lajmi më skandaloz i shkatërrimit të mjedisit në këtë fillim vjeshte.
A dyshon kush se AKBN nuk ka rol në këtë shkatërrim të kësaj perle të Shqipërisë me certifikimn e shkatërrimit të saj, apo pritjes në heshtje të certifikimit në kohën e postshkatërrimit?
AKBN si institucion kyc me mision për zhvillimin e burimeve natyrore, qysh nga propozimi i politikave, zbatimi i këtyre politikave, oponencës qeveritare ndaj studimeve e projketeve, negocimeve të marrveshjeve koncesionare, përgatitjen e dokumentacionit dhe praktikave të nevojshme për dhënien e lejeve, monitorimin, e kontratave konçensionare për hidrocentralet ka bërë bërë certifikimin e krimit, padyshim më të madh ndaj burimeve natyrore më të rëndësishme të egzistencës së ombit Shqiptar, atë të shkatërrimit të burimeve lumore, kudo në vend.
Është koha për një reform të shpejtë totale në këtë institucion.