Te Gjitha

Lulzim Basha për herë të dytë si i pandehur, e njëjta strategji dhe i njëjti prokuror që firmosi për çështjen e rrugës së Kombit

Çështja e lobimit rus e Partisë Demokratike në SHBA është bërë tashmë një betejë me drejtësinë e cila ditën e sotme me kalimin për gjykim të saj për mbylljen e hetimeve, kreu i opozitës Lulzim Basha është thirrur për herë të dytë si i pandehur.

Ndërkohë kjo është hera e dytë që kreu i opozitës thirret në cilësinë e të pandehurit pas të ashtuquajturës aferë në rrugën e kombit “Dosja e Kalimashit”, ku në fakt procesi u mbyll për çështje proceduriale.

Prokurori Ervin Karanxha i ka dërguar dy fletë thirrje për ta pyetur Lulzim Bashën gjatë vitit 2007.

Në atë kohë ish ministri i transporteve, Lulzim Basha ju drejtua gjykatës duke kërkuar pavlefshmëri të fletë thirrjeve, prokurori Arben Kraja gjeti një zgjidhje duke ja dërguar me postë kopjen e komunikimit të akuzës njërën në ministrinë e jashtme dhe tjetrën në shtëpi.

Në datën pesë dhjetor 2008 emri i Lulzim Bashës u dërgua për gjykim në gjykatën e lartë për shpërdorim dhe abuzim me tenderat që kishin shkaktuar dëmin ekonomik të 115 milionë eurove.

Por ndërkohë dy gjykata kishin shpallur të pavlefshme fletë thirrjet e prokurorisë dhe të çdo akti tjetër hetimor të kryer pas datës gjashtë nëntor.
Diçka e tillë që u konsiderua një lojë proceduriale nga ana e Lulzim Bashës dhe të pandehurve të tjerë e mbylli gjykimin ndaj tij pa nisur.
Kolegji penal e pushoi dosjen pasi i konsideroi të pavlefshme të gjitha veprimet e prokurorisë që nga marrja të pandehurve, komunikimi i akuzës dhe fletë thirrjes apo edhe dërgimin në gjykatë.

Ajo që bie sy ka të bëjë me faktin se edhe në kohën kur hetohej për rrugën e kombit, edhe për lobimin rus, fletë-thirrja për ta marrë Bashën si të pandehur është firmosur nga prokurori Ervin Karranxha.

Por ndërkohë që në vitin 2017 dosja u mbyll për çështje proceduriale, nuk dihet se si do të shkojë ky proces dhe nëse Lulzim Basha do të mund të justifikojë akuzat që janë ngritur ndaj tij. Në kontekstin e rëndësisë së dy çështjeve në fjalë, duke krahasuar që për rrugën e kombit akuzohej për pastrim parash ndërsa së fundmi për manipulim të një formulari lobimi, duket se këtë radhë kreu u PD-së do ta ketë më të thjeshtë përballjen m drejtësinë.

Basha akuzohet se ka gënjyer në formularin e financimit të PD-së në zgjedhje. “Falsifikim i vulave i stampave ose formularëve”, është akuza që rëndon mbi tre zyrtarët e PD-së. Mësohet se Bashës i është komunikuar mbyllja e hetimeve gjatë ditës së djeshme.

Kujtojmë se disa muaj më parë, konkretisht në Korrik të këtij viti Lulzim Basha u thirr nga ana e Prokurorisë për t’u pyetur për çështjen në fjalë.

Bashës i ishte dërguar një fletë-thirrje më 17 qershor, në prokurorinë e Tiranës ku do i komunikohej edhe zyrtarisht akuza që është ngritur kundër tyre.

Basha u pyet në lidhje me këtë çështje, ndërsa janë të proceduar edhe ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani dhe Ilir Dervishi, të cilët sipas prokurorisë akuzohen për falsifikim dhe fshehje të financimeve.

Lulzim Basha akuzohet se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarësh në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017. Pak muaj më parë, prokuroria deklaronte se njëra nga këto pagesa rezulton të jetë bërë nga “Biniatta Trade”, një kompani e cila rezulton e regjistruar në Edinburg të Skocisë dhe është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belize, një shtet i Amerikës Qendrore i njohur si “parajsë fiskale”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *