AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Lulzim Basha nga Vlora: Takim me rininë për zgjidhje dhe zgjedhje (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar turin e takimeve me të rinjtë në qytetin e Vlorës ku pas këtij takimi për të cilin tha se shkoi jashtëzakonisht mirë, dha edhe një prononcim për gazetarët.

Basha iu përgjigj pyetjes se takime të tilla ngjajnë me ture parazgjedhore, dhe nëse kjo do të thotë se ka një afat të përafërt të cilin ai e parashikon se do të ketë zgjedhje.

“Ishte një takim me rininë, dhe është një takim me rininë për të shkuar drejt zgjidhjeve por edhe zgjedhjeve. E patë edhe vetë, takimi ishte I jashtëzakonshmë. Do të shkohet në zgjedhje lokale dhe parlamentare të parakohshme. Ndryshimi vjen përmes zgjedhjeve dhe qytetarëve.

Nuk është detyra ime të parashikoj, por detyra ime është të bëj gjithçka bashkë me ju, me median e lirë me qytetarët e vlorës dhe gjithë Shqipërisë e në veçanti me rininë ta sjellim sa më shpejt ndryshimin e Shqipërisë sepse kështu siç e shikoni vetë nuk shtyhet më”, tha Basha nga Vlora.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *