Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Lulzim Basha i pandehur? Ja çfarë ndodhi me dosjen e tij pas përplasjeve

Ka mbërritur në Gjykatën e Tiranës dosja në ngarkim të kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili akuzohet për falsifikim formulari, në hetimet e nisura për lobimin rus.

Bashkë me Bashën, nën të njëjtën akuzë gjendet dhe ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së Arben Ristani, dhe Ilir Dervishi.

Sot ishte afati i fundit ligjor, ku prokuroria kishte të drejtën e shprehjes për dosjen, e cila ka pasur akuza që ka qenë e paplotë.

Deri në këtë fazë, dosja qendronte pezull në zyrën e drejtuesit të prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Hetimi financiar për lobimin prej 675 mijë dollarësh me kompaninë “Muzin Capitol Partners”, ka çuar në bankën e akuzës liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin.

Tre personat akuzohen për “Falsifikim të dokumenteve dhe formularëve”, pasi nuk kanë bërë deklarimin prej 650 mijë dollarësh të pasqyrave financiare të Partisë Demokratike pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ndërsa janë pushuar hetimet për “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *