Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Lulzim Basha i liston ministres austriake shkeljet e mazhorancës në 25 prill: Detyra jonë është të sjellim ndryshim 

Kryetari i PD Lulzim Basha u takua sot me ministren austriake të BE dhe Kushtetutës, Karoline Edstadler, më të cilën ndau shkeljet që ka kryer mazhoranca në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Lulzim Basha i tha ministres se qeveria ka bashkëpunuar me persona që janë nën hetim për lidhje me krimin e organizuar, si dhe me të tjerë pjesë e listës së zezë të SHBA-ve, ishte një nga shkeljet më të rënda në 25 prill.

Një tjetër problematikë që iu raportua ministres austriake ishte edhe manipulimi masiv që i është bërë procesit zgjedhor përmes shitblerjes së votës apo përdorimit të personave me precedentë penale në mënyrë që të sigurohen vota.

Më tej, kreu i Partisë Demokratike siguroi ministren Edstadler që partia e tij dhe ai vetë janë të vendosur për të vazhduar betejën për ndryshim dhe për të kthyer demokracinë në Shqipëri.

Njoftimi:

Kryetari i PD Lulzim Basha u takua sot me ministren austriake të BE dhe Kushtetutës, Karoline Edstadler të cilën e falenderoi  për ndihmën që Austira i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë në procesin e integrimit në BE.

Masakra elektorale e 25 prillit ishte temë qëndrore e bisedës mes tyre. Fushata e tjetërsimit të vullnetit të zgjedhësve që drejtua nga qeveria në bashkepunim me persona që janë nën hetim për bashkëpunim me krimin e organizuar, dhe personave në listën e zezë të SHBA apo dhe tek familjarë të personave që u nxorrën jashtë nga ligji i dekriminalizimit dhe që sot janë pjesë e listës së deputetëve të PS- ishte një nga shkeljet e rënda të procesit të 25 prillit me të cilat zoti Basha e njohu ministren austriake.

Gjithashtu theksoi ai gjatë bisedës-  manipulimet masive që i janë bërë procesit zgjedhor, përmes shitblerjes së votës, përdorimit  të personave me precedentë kriminal, përdorimit të paligjshëm të administratës, vjedhjes dhe përdorimit kriminal të të dhënave personale të shtetasve nga PS, përdorimit të paligjshëm, masiv dhe sistematik të parave të buxhetit të shtetit për tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve, punësime masive te paligjshme me kontrata të përkohshme në sektorin publik si dhe përdorimin e legalizimeve për vota- ishin disa prej krimeve zgjedhore që çuan në tjetërsimin e vullnetit të shqiptarëve.

Gjatë takimit kryetari demokrat e njohu ministren austriake dhe me faktin që PD dhe kandidatët e saj kanë depozituar në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve rreth 180 kallëzime për të cilat deri më sot nuk knpatur asnjë reagim.

Ne fund të bisedës me ministren austriake të BE dhe Kushtetutës, Karoline Edstadler, zoti Basha shprehu vendosmërinë e tij dhe të Partisë Demokratike për të vazhduar betejën për ndryshim dhe për të kthyer demokracinë në Shqipëri.

(E.H/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.