Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i pyetur nga gazetarja e Fax News, Rovena Cerka, u është përgjigjur akuzave të kreut të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili akuzoi kreun e PD-së se shiti banorët e Astirit për një makinë dhe se pushoi akuzat ndaj oligarkëve pasi mori vila në Lalëz.
Po ashtu edhe për inceneratorët, Veliaj tha se Basha ka hallin e pazarit të prishur të kunatit me kompaninë.
Basha tha se këto janë tre gënjeshtra për të hequr vëmendjen nga afera ku është kapur ai dhe shefi i tij dhe është dorëzuar padia dhe të hënën dërgohet padia tjetër për shpifjen që ka bërë për inceneratorët.
“Për të 3 gënjeshtrat e vemjes që bëhen për të tërheqjenur vëmendjen nga aferat ku është kapur ai dhe shefi i tij është dorëzuar padi. Të hënën dorëzohet padia tjetër sa i përket inceneratorëve. Ky është studim i BB dhe Bashkisë Tiranë që bënte të mundur që kontenierët të futeshin në tokë brenda një viti dhe trajtimi në sharrë të bëhej për 12 euro nga 29 euro që bën ky hajduti. Këto fakte do merren nga hetimet. Çfarë çmimesh kishte përgatitur BB dhe me çfarë çmimesh po i bëjnë këta. skanë për të shpëtuar me gënjeshtra. Shumë shpejt do përballet në prokurori dhe në gjykatë me fakte të patjetërsueshme. Ky studim që u bllokua nga Rmaa dhe Veliaj po të vihej në punë qytetarët do kishin një shërbim tjetër .
Nga 12 e çuan në 29 euro. Ky projekt u bllokua. Ata ia dhanë një njeriu pa asnjë përvojë në trajtimin e mbetjeve, ku janë këto para sepse Tirana është e mbushur me plehra. Ku janë paratë? Sado të hidhet Rama të vërtetën nuk e fshehin dot. ato para do të gjenden. Për këtë iu garantoj, ka agjenci të specilizuara që do ti gjurmojnë në çdo veprimtari korruptive të kullat ku janë derdhur paratë e korrupsionit të Erion Veliajt. Do i gjurmojnë kudo ku i kanë dhe ku i kanë futur. Sdo jet ëvetëm 25 prilli. Do ketë një ditë të përgjejgësisë penale. Akuzat, 2 padi i ka të depozituara e 3 të hënën”, tha Basha.
(M.Q/Faxweb.al)