Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Lulzim Basha reagon për krízën në Kakavijë: Njerëz të bráktisur nga një qeveri e dështùar. Tùrp!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me krizën e emigrantëve në kufi me Greqinë në Doganën e Kakavijës ku prej më shumë se dy ditësh njerëzit qëndrojnë në rrugë për shkak të problemeve që janë krijuar në lidhje me masat parandaluese të pandemisë.

Basha ka shpërndarë deklaratën e Partisë Demokratike, ndërsa përkrah saj shkruan se qeveria ka dështuar me braktisjen që sipas tij ju ka bërë njerëzve. “Njerëz të braktisur nga një qeveri e dështuar. Turp!”, shkruan Basha.

Deklarata e PD-së: Mendimet dhe lutjet tona janë sot me prindërit dhe familjarët e fëmijës që humbi sot jetën në aksidentin tragjik, në mesin e krizës humanitare të krijuar prej 4 ditësh në pikën kufitare të Kakavijës. Zoti ju dhëntë forcë për ta përballuar dhimbjen dhe këtë humbje të rëndë.

Kjo ngjarje e rëndë është një tjetër alarm tragjik për braktisjen e qytetarëve nga qeveria. Është e pafalshme që qeveria lejoi krijimin e radhëve të gjata, dhe nuk informoi qytetarët në kohë.

Është në përgjegjësinë e qeverisë që Shqipëria u shndërrua në zonë të kuqe COVID, pasojë e të cilës është edhe kjo krizë humanitare në kufi.

Kjo krizë nuk zgjidhet me propagandë në rrjetet sociale. Nuk zgjidhet me postime virtuale nga rezidencat luksoze qeveritare ku pushon kryeministri, dhe as me xhiro me helikopter dhe rikthim në hotele me 5 yje ku pushojnë anëtarët e kabinetit të tij qeveritar.

Zgjidhja e krizës humanitare kërkon angazhimin në nivelet më të larta të qeverisë dhe komunikim të vazhdueshëm me qytetarët shqiptarë. Njerëzit meritojnë të trajtohen me dinjitet nga shteti i tyre.


(F.GJ/FAXWEB.AL)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *