16:00 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lulzim Basha del me propozime të reja ndaj Ramës: Jemi pranë një krize ekonomike

20:46 | 15/03/2020
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Kryesore, Politikë, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fëmijët në shtëpi për shkak të koronavirusit, Basha sugjeron: Shteti të kompensojë njërin nga prindërit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë me disa propozime konkrete ndaj qeverisë shqiptare duke argumentuar se karantinimi i vendit ka edhe pasoja të mëdha ekonomike, ndaj të cilave duhen marrë masa para se të jetë vonë.

Basha tha se kriza që vendi ka përballë nuk duhet ndjekur nga pas por gjetur mekanzima për ta parandaluar teksa ka bë edhe propozimet e tij ndaj qeverisë.

“Qeveria të marrë masa për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e mjekëve dhe infermierë. Çdo masë e vonuar mund të jetë e pafalshme në të ardhmen. Dua të jem i qartë, transparenca është armiku numër një i panikut në shoqeri. Qeveria duhet të lajmërojë në kohë për pajisjet mjekësore dhe planin e masave për përballimin e fluksit. Sot kemi nevojë për të jemi të gjithë bashkë, si individ, si familjarë dhe si shoqëri.

Ndaj ne kemi të gjithë ekspertët tanë për të komunikuar, mësuar por edhe për ti propozuar qeverisë masa. Sot po kalojmë edhe një sprovë ekonomike dhe qeveria duhet të marrë masa të shpejta ti paraprijmë kësaj krize dhe jo ta ndjekim nga pas. Ne kemi propozuuar prej datës 11 mars disa masa në mbështetje të ekonomisë dhe qytetarëve. Frika dhe pamundësia për të mos përballuar ushqimet dhe faturat si dhe frika për bizneset. Sa më pak të ardhura aq më pak frymëmarrje për bizneset. Ndaj pa asnjë vonesë, i bëj thirrje qeverisë të rishikojë bexhetin dhe të marrë këto masa: 

  1. Të pezullohen pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për një periudhë 3-mujore (shlyerja e këtyre pagesave të bëhet me këste 12-mujore në periudhat pasardhëse).
  2. Në rast nevoje, kur biznesi shfaq pamundësi financiare, të paguhen nga buxheti i shtetit pagat e punonjësve për një periudhë 2-mujore, sipas kritereve të mirëpërcaktuara për të shmangur abuzimin.
  3. Përjashtimin nga tatim fitimi për 6-mujorin e parë të vitit dhe të pezullohet tatim fitimi për pjesën e mbetur të vitit (e cila të paguhet me 4 këste gjatë vitit 2021).
  4. Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit për të gjithë konsumatorët (familjarë nën minimumin jetik dhe biznese të vogla e të mesme) në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur.
    Gjithashtu, të pezullohet shkëputja e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në rast të mospagesës së detyrimeve për periudhat pararendëse deri në tejkalimin e kësaj gjendje.
  5. Të përjashtohen nga kamatvonesat dhe gjobat për një periudhë 3 mujore.
  6. Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore për një periudhë 3-mujore në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur, tha Basha.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

VIDEO/ “Efektin e epidemisë nuk e kemi parë ende”, Pëllumb Pipero: Ja kur mendoj se përfundon karantinimi

Para

“Asgjë nuk na ndodh ne shqiptarëve nga epidemitë, priteni diellin”, Spartak Ngjela ‘sfidon koronën’: Këngë, vals dhe rok (FOTO)

Para
Thaçi te lobi ruso-serb, Rama me brekushe në Arabi

"Asgjë nuk na ndodh ne shqiptarëve nga epidemitë, priteni diellin", Spartak Ngjela 'sfidon koronën': Këngë, vals dhe rok (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarret në Vend: 4 vatra ende aktive, dëme të mëdha në pyje dhe ullishte

Bie numri i pushuesve në Tushemisht, operatorët: Shkak punimet në Drilon dhe mungesa e parkimit

Leandro Paredes ‘hap zemrën’: Messi nuk më foli për tre muaj

Qytetarët kundër blerjes së produkteve serbe në Kosovë, kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendor

Itali/Shqiptari i dënuar për vrasje arrestohet me 11 kg kokainë dhe armë zjarri

SHBA reagon për vrasjen e palestinezo-amerikanit: Ambasadori kërkon hetim të thelluar

Vlorë/parakalime të rrezikshme, gjobiten me 100 mijë lekë dy shoferë

Aksident i trefishtë në Maliq, dy persona të plagosur

Rusia bombardon Pavlohradin: shkatërrohet fabrika dhe stacioni i zjarrfikësve

Athinë: arrestohet shqiptari i dyshuar si vrasës me pagesë, punonte për mafian turke

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.