Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, teksa ishte i pranishëm në Asamblenë e PS-së në Bërzhitë, ka shigjetuar sërish kreun e PD-së, për të cilin tha se ka shitur çdo kauzë për interesat e tij personale. Veliaj tha se Basha hoqi dorë nga Astiri për një makinë, dhe nga sulmet ndaj biznesmenëve, për shkak të vilave që ka marrë.
“Këshilla ime për Lulin është që të thojë gjithnjë të vërtetën, se kur gënjen e ke më të vështirë që të mos ngatërrohesh. U thoshte njerëzve që nuk do shkulej nga Astiri, sa kushton ajo makina që i dha ai i kompanisë, sa kushton me i heq këta të mos protestojnë për këndet e lodrave. Deputet që protestojnë me armë kundër lisharësve.
Sapo mori vilat në Vala Mar, nga pronarët e qendrave tregtare, këto nuk janë më oligarkët dhe të këqinjtë e vendit. Tani që more vilën te Gon Papuli, që ka punuar me djersën e tij edhe para Edi Ramës, pse nuk flet më.
Ky nuk e ka hallin te plehrat e Tiranës, ky mo motra dhe vëllezër e ka hallin te xhepi i vetë, te kunati i vetë, se po ti gjesh çmimin ky, e lë dhe Astirin, edhe Teatrin edhe digën edhe Liqenin. Ky i përdor demokratët si mish për top, dhe pasi merr lekët e veta, e lë betejën në gjysëm”, u shpreh Veliaj, ndërsa shtoi se demokratët e kanë bërë partinë si “Big Brother”, ku çdo ditë eleminojnë nga një anëtar.
(E.K/Faxweb.al)