Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka reaguar për vendimin e Partisë Demokratike për tu kthyer në tryezën e Zgjedhores. Në një shkrim në Twitter, Soreca tha:
“Mirëpres vendimin e Lulzim Bashës për të vazhduar punën për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik. Kjo shërben për interesin më të lartë të dhe kontribuon në përfundimin e kësaj reforme të rëndësishme pa vonesë të mëtejshme, në mënyrë që të përmbushë kushtin e vendosur marsin e kaluar nga Këshilli Europian.”
Për këtë reagoi disa minuta më parë edhe ambasadorja e ShBA, Yuri Kim, e cila tha: “Mirëpresim vendimin e Bashës për të përfunduar reformën. Presim që liderët e tjerë të tregojnë këtë lidership të ngjashëm.”
Ndërsa kryeministri Edi Rama përshendeti vendimin e opozitës jashtëparlamentare për tu kthyer në tryezën e Reformës Zgjedhore duke thënë: “Kthimi i opozitës jashtëparlamentare në tryezën e Reformës Zgjedhore një kthesë për t’u përshëndetur! Më mirë vonë se kurrë dhe inshallah këtë herë deri në mbylljen e këtij procesi të stërzgjatur, sepse koha nuk pret dhe me vullnet të mirë mund të arrihet shpejt në konsensus.”(A.M/Faxweb.al)