Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino iu ka bërë sërish thirrje qytetarëve për t’u treguar të kujdesshëm. Ajo ka dhënë një mesazh ndërgjegjësues ku shprehet se Covid-19 nuk pyet nëse keni po nuk keni sëmundje bashkëshoqëruese.
“COVID-i ekziston, paraqitet në disa forma. Midis të cilave janë forma të lehta, mesatare dhe forma të rënda dhe tepër të rënda. Virulenca siç thuhet shpeshherë nuk ka ndryshuar. Personalisht e kalova në formë të rëndë. Pra e provova vetë se çfarë do të thotë të kalosh COVID-19, në formë të rëndë.
Për të gjithë ata që nuk besojnë duhet të jetë të kujdesshëm, të dëgjojnë historitë njerëzore që tregojnë se sa e rëndë është sëmundja kur nuk mbushesh me frymë, kur nuk merr oksigjenin.
Për këtë arsye duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mbrojmë të afërmit, pavarësisht sëmundjes apo pavarësisht nëse kanë apo jo sëmundje shoqëruese, shpeshherë COVID-i nuk pyet”, u shpreh Bino.
(E.K/Faxweb.al)