Plazhet shqiptare janë ndeshur ketë vit me situata të frikshme, duke humbur jetë pushues të shumtë nga dallgët e detit. Pushimet e shumë familjeve shqiptare, janë ktheyer në tragjedi për pushuesit. Mungesa e rojeve bregdetare, pasiguria në plazhe i ka bërë pushuesit të përballen me situata të frikshme.
Ditën e sotme janë mbytur në det 2 të rinjë. 30 vjeçari Ervid Palaj në zonën e Vilunit. I riu ka tentuar të shpëtojë të fejuarën ne plazhin e Velipojës, nuk i ka bërë dot ballë dallëgëve, duke gjetur vdekjen.
Pasditen e somte në Gjirin e Lalëzit një 18-vjeçar nga Tirana, ndërroi jetë në urgjencën e Durrësi. U transportua në gjendje të rëndë shëndetësore, duke humbur kështu edhe jetën.
Në datën 16.07.2018, një shtetas me inicialet M.I është mbytur në afërsi të portit të Shënginit. U raportua se viktima ishte 30-vjeç, banues në Elbasanë.
Në datën 14.07.2018 një pushues është mbytur në plazhin e Porto Romanos në Durrës. Policia dhe ambulanca është njoftuar nga pushuesit pasi kanë konstatuar viktimën që po jepte sinjal nga thellësia. Kanë hyrë vetë pushuesit për ta nxjerrë, por pa mundur që ta shpëtojnë.
Në datën 14.07.2018 një 72-vjeçar është gjetur i mbytur në plazhin e Currilave.
Në datën 07.07.2018 një shetasen polake me inicialet N.I, është mbytur në Srandë në vendin e quajtur Kanali i Çukës.
Në datën 09.07.2018 një 67-vjeçar është mbytur në plazhin e Golemit. Informacionet paraprake të policisë bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12.19.
Në datën 19.06.2018 një shtetas iranian është mbytur në rezervuarin e fshatit Rrotull pasi është future për tu larë. I mbyturi ishte një 47-vjeçar me iniciale M.Sh.
“Në datë 18.06.2019, rreth orës 12:19, në plazhin e Golemit gjatë kohës që ka qenë duke u larë në det është mbytur aksidentalisht shtetasi L. H., 67 vjeç, banues në Tiranë. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe ambulanca, po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave”, u tha në njoftimin zyrtar.
Në datën 16.06.2018 një i moshuar është mbytur këtë të shtunë në plazhin e Velipojës. Pushuesi është një 71-vjeçar i identifikuar si Qamil Bajrami, banues në Prishtinë.
Në datën 13.06.2018 një 20-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në det. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Currila të Durrësit ndërsa nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë.
Në datën 05.06.2018 Një fëmijë 12 vjeç u mbytë në Liqenin e Farkës. Mësohet se 12-vjeçari ishte futur në liqen për t’u larë me shokët e tij.
Në datën 02.06.2018 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e të shtunës në Gjirin e Lalzit, ku është mbytur një i ri. U raportua se i riu ishte 21-vjeç nga Peshkopia.
(E.V/Faxweb.al)