Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Luftë e egër mes kompanive, kush është vaksina anti-Covid më e përdorur në botë

Në momentet që flasim vaksina AstraZeneca e prodhuar nga universiteti i Osfordit është aplikuar në 118 shtete, e ndjekur nga Pfizer në 81 shtet, Moderna 36 shtete dhe Sputnik V në 25 shtete.

Vaksina, si dhe disa masa kufizuese, janë armët e vetme që kemi në luftën ndaj covid. Që prej nisjes së procesit të vaksinimit, e deri në ditët e para të prillit, në 165 vende të ndryshme të botës janë aplikuar më shumë se 860 milionë doza vaksinë, megjithatë procesi nuk është i njëjtë kudo.

SHBA dhe Kina kanë administruar numrin më të lartë të dozave me respektivisht 198 milionë dhe 183 milionë. India renditet e treta me 117 milionë doza. E ndërsa pothuajse e gjithë Europa dhe vendet e Amerikës kanë nisur vaksinimin, disa vende në Afrikë ende nuk e kanë pasur fatin.

Cila është vaksinua më e përdorur. Vaksina e parë që u miratua nga Organizata Botërore e Shëndetit u prodhua nga Pfizer dhe BioNTech, që u ndoq më pas nga disa të tjera.

(E.H/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.