Me rënien e Juventusit, Seria A është kthyer në një kampionat tepër interesant këtë sezon, teksa pozicioni i katërt në tabelë që siguron një vend në Champions ende mbetet i papërcaktuar kur kanë mbetur dhe vetëm dy ndeshje për t’u luajtur.
Milani, Juventusi, Atalanta dhe Napoli janë me fare pak pikë diferencë me njëra-tjetrën. Po të heqim vendin e parë që e ka siguruar Interi, tre vende e tjera do të caktohën mesa duket vetëm ndeshjen e fundit, duke premtuar adrenalinë deri në fund.
Ditën e sotme, Milani dhe Juventusi bënë detyrën kundër ekipeve të vogëla në letër si Sasuolo dhe Torino. Milani mposhti Torinon me rezultatin 7:0, ndërsa Juventusi mundi Sasuolon 3:1.
Atalanta ka 75 pikë, po aq sa Milani, dhe janë konkretisht në vendin e dytë dhe të tretë në këto momente që flasim. Ndeshja e fundit për këtë sezon është pikërisht përballja direkte mes tyre, Atalanta-Milan, që do luhet në datë 23 maj, në orën 18:00.
Një javë para kësaj përballjeje të fortë, Milani pret në shtëpi Cagliarin, ndërsa Atalanta ndeshet jashtë me Genoan.
Juventusi nga ana tjetër ka 72 pikë dhe dy ndeshjet e radhës do t’i luajë kundër Interit dhe Bolognas. Ndërsa Napoli, aktualisht renditet i katërti me 73 pikë. Dy ndeshjet e radhës napolitanët i luajnë kundër Fiorentinas dhe Veronës.
(E.H/Faxweb.al)