Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Lufta për dekretimin ose jo të saj në Kushtetuese, Marsida Xhaferllari nuk ka kaluar vettingun

Anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese Marsida Xhaferllari e dekretuar nga Presidenti Ilir Meta por e pa pranuar nga Kuvendi, qeveria dhe KED nuk ka përfunduar ende procesin e vettingut.

Mësohet se Xhaferllari ka bërë ankimim në Kamisionin e Pavarur të Apelimit për të shpallur vendimin e kalimit të vettingut, ndërsa mbledhja e ardhshme e KPA do të mbahet me datë 27 Nëntor.

Burime bëjnë me dije se kërkesa e Xhaferllarit do të diskutohet në dhomën e këshillimit. Anëtarja e re e Kushtetueses e ka humbur statusin e gjyqtares ndërsa KPK nuk e kishte shpallur kalimin e vettingut.

Marsida Xhaferllari u hetua nga KPK në të tre kriteret ndërsa në përfundim të këtij procesi nuk mori një vendim përfundimtar.

Kryesuesja Firdes Shuli gjatë seancës së njoftimit të vendimit tha se shkak është pamundësia për ta caktuar një e pamundur.

“Trupa gjykuese me shumicë votash vendosi të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit Marsida Xhaferllari, pa një vendim përfundimtar për çështjen, për shkak se objekti për të cilin ka nisur procedura është bërë e pamundur”, tha Shuli.

Sipas vendimit të shpallur të KPK Xhaferllari kishte humbur statusin e magjistratit dhe për rrjedhojë nuk mund të vendosej për të njësoj si për subjektet e tjera.

 “Unë pretendoj që i kam dhënë të gjitha argumentet për konfirmimin në detyrë”, tha Xhaferllari pas mbylljes së procesit ndaj saj. Ndërkohë që shtoi se nuk do të diskutonte arsyet e vendimit jashtë sallës ku u bë shqyrtimi.

Dosja ndaj Xhaferllarit u shqyrtuar nga një treshe e kryesuar prej Firdes Shulit, me anëtare Xhensila Pine dhe relator Roland Ilia. Kandidate për të marrë postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, por edhe për një nga vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, Xhaferllari u gjet sipas relacionit pa probleme në kriterin e pasurisë dhe atë të pastërtisë së figurës.

Megjithatë, relatori i çështjes vuri në dukje se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) kishte ngritur disa çështje sa i përket kriterit të profesionalizmit, përfshi edhe dyshimet nëse Xhaferllari kishte apo jo statusin e magjistratit.

Xhaferllari e ka filluar karrierën si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier, ku ka shërbyer nga viti 1999 deri në vitin 2007. Në periudhën dhjetor 2007 deri në shtator 2008, ajo ka punuar si këshilltare e Ministrit të Drejtësisë dhe nga shtatori 2008 e deri në janar 2013, si drejtore në Drejtorinë e Kodifikimit si dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve të Drejtësisë në Ministrinë e Drejtësisë. Në vitin 2013, Xhaferllari u emëruar Kryeinspektore në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, një post që ajo e ka mbajtur deri zëvendësimin e KLD-së me Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Vendimi për të mos marrë vendim është i pari i kësaj natyre nga KPK. Në arsyetimin e shkurtuar të lexuar në sallë shumica njoftoi se kishte arritur në përfundimin se “subjekti ka humbur statusin e gjyqtarit”.

Sipas KPK Xhaferllari duhej t’i ishte nënshtruar testimit pranë Shkollës së Magjistraturës gjë që siç doli nga hetimi administrativ nuk ishte berë. Shumica u shpreh se për subjektet pa status magjistrati ky testim ishte i detyrueshëm të merrej në konsideratë nga Komisioni. “Trupa gjendet në pamundësi të realizojë rivlerësimin kalimtar të subjektit Marsida Xhaferllari”, u shpreh kryesuesja, raportonte në Mars të 2019 Reporter.al.

Gjatë seancës dëgjimore një pjesë e mirë e saj u fokusua në argumentet e KPK dhe Xhaferllarit mbi çështjen e statusit. KPK dhe ONM shprehën dyshime nëse ajo ishte ende gjykatëse. Megjithatë Xhaferllari këmbënguli se gëzonte statusin e magjistrates, duke qenë se ligji i aplikuar kur ajo kishte lënë punën si gjykatëse për një vend në Ministrinë e Drejtësisë, nuk kishte parashikime për humbjen e këtij statusi.

Pyetjes së vëzhguesit ndërkombëtar dhe shqetësimit të tij për shkëputjen për një kohë të gjatë nga sistemi i drejtësisë, Xhaferllari iu përgjigj duke thënë se nuk ishte shkëputur asnjëherë dhe se puna që kishte bërë kishte qenë gjithmonë e lidhur me drejtësinë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *