Moderatorja e njohur Luana Vjollca ka marrë masa serioze për të ndalur përndjekjet nga fansat e saj. Nuk kanë munguar rastet e bezdisjeve pasi disa kohë më parë denoncoi një fans në polici duke bërë edhe kallëzim penal ndaj tij.
Dhe ky nuk është hapi i vetëm që mori. Pas kësaj ngjarje, vendosi që të punësonte një truprojë dhe është filmuar më parë në ambiente publike me motrën e saj Marinën, ndërkohë që i shoqëronte edhe truproja.
Së fundmi vajza e njohur e ekranit është filmuar teksa truproja i hap derën e makinës luksoze, duke bërë që Luana të ndihet vërtetë si një VIP që duhet të ketë siguri maksimale për të shmangur ndonjë të papritur që mund të vijë nga fansat “e çmendur”.
Kujtojmë se në muajin qershor u bë më dije fakti se një fans e kishte përndjekur prej disa muajsh këngëtaren, në ambientet e punës, madje dhe në shtëpinë e saj tek Kodra e Diellit, duke tentuar pareshtur që të komunikojë me të.
Luana Vjollca ju drejtua komisariatit nr. 1 duke bërë kallëzim dhe policia u vu në kërkim për ta kapur.
(M.Q/Faxweb.al)