Anëtarin e LSI-së në Poliçan, Luan Tare, i cili u dhunua fizikisht me sende të forta, por edhe psikologjikisht nuk ka qenë në gjendje të mirë, kanë konfirmuar burimet për Fax News dhe Faxweb.al.
Familjarët e Luan Tares kanë kërkuar trajtim dhe ekzaminim të specializuar të njeriuu të tyre të dashur, por mjekët e qendres shëndetësore “Pëllumb Dollani” kanë refuzuar fillimisht ta transportojnë pacientin drejt Spital Rajonal të Veratit për trajtim më të specializuar.
Ndërkohë, ka dyshime se Tare mund të ketë pësuar hemoragji të brendshme, arsye për të cilën ai u transportua më vonë për në Berat, pasi kishte kaluar një kohë të konsiderueshme në qendrën shëndetësore të Poliçanit.
Më herët, në lidhje me incidentin për Taren ka reaguar dhe Presidenti Ilir Meta. Ai ka biseduar me Taren dhe i ka treguar se disa persona e kanë dhunuar për shkak se mbante kapele me simbolet e partisë së LSI-së.
“Sapo fola me të plagosurin nga sulmi i pabesë i bandës rilindase të Bashkisë Poliçan, mikun tim të vjetër Luan Tare.
Mësova se ishte sulmuar pabesisht nga banda, që dhunon popullin e Poliçanit, vetëm pse mbante në kokë kapelen me simbolet e partisë së tij.
I urova të shkuara dhe nesër do e çoj për kontroll më të specializuar në spitalet e Tiranës.
I premtova se regjimit të dhunës edhe tre ditë dhe i vjen fundi përgjithmonë.
Shqipëria nuk mposhtet nga dhuna e të pabesëve dhe horrave”, ka deklaruar Meta në rrjetet sociale.