Kryetari i Partisë Demokratike të Fierit, Luan Baçi, ka hedhur akuza të forta mbi pushtetin lokal të drejtuar nga socialistët në këtë qytet. Përmes një statusi në facebook, Baçi shprehet se përveç se janë të korruptuar, punonjësit lokalë janë dhe arrogantë. Kryedemokrati i Fierit ka publikuar disa video ku policia dhe punonjësit e bashkisë shpërfillin qytetarët të cilët kërkojnë që koshat e mbeturinave mos të vendosen ngjit me dritaret e banimit të tyre.
Postimi i plotë:TURP, SHUME TURP
JENI HAJDUTE, ARROGANTE, DHE TE DHUNSHEM
“Kryetari” i emeruar i Bashkise Fier, dhe perfaqsuesit e tij, te policise Bashkiake, vazhdojne te vjedhin dhe te mbushin xhepat, me taksat e qytetareve Fierak.
Investimet e Subashit, jane gjithmon selektive sipas zonave dhe lagjeve, sidomos nuk behen ne ato zona, qe nuk dolen ne votimet e 30 Qershorit.
Por jo vetem kaq, si te papergjegjshem, arrogante dhe te korruptuar qe jane, edhe aty ku investojne, perveçse hedhin nje…. dhe fusin pese …..ne xhep, konfliktohen me banoret, u bejne presion, i shtyjne me duar dhe kembe, zonja dhe te moshuar, qe kerkojne shpjegime dhe kundershtojne, nderhyrjen dhe berjen e gropave te kazaneve, te grumbullimit, te mbeturinave, afer themeleve te pallateve dhe poshte dritareve te tyre.
Edhe kazanet e mbeturinave, i vendosin aty ku mendojne se nuk u prishin pune rilindasve te tyre, ose siç i akuzon zonja, ne nje nga videot qe po publikojme, marrin para, duke e kthyer ne tender, se kujt do tja perplasin si “dhurate” te perhershme, per kuterbimin e eres se keqe, pasi i pastrojne njehere ne jave, por edhe duke rrezikuar shembjen e pallateve, pasi ngaqe nuk kane parashikuar vend per kazanet, tani po i vendosin forcerisht, ne vende te papershtatshme dhe te demshme per banoret.
Ndiqni videot e derguara nga banoret e lagjes 15 Tetori.