Teksa rrugët e kryeqytetit prej ditësh ‘gëlojnë’ nga protesta e studentëve dhe banorëve, opozita është disi e tërhequr dhe nuk është bashkuar fizikisht, të paktën me studentët.
Ish ministri i Drejtësisë me LSI-në, Ylli Manjani me anë të një postimi në Facebook shkruan se studentët dhe populli kanë nevojë për opozitën të jetë me ta në rrugë. Ndërkohë që shton se opozita (të paktën LSI) do të shkojë në Kuvend!
“Studentët dhe populli kanë nevojë për opozitën të jetë me ta në rrugë! Por opozita (të paktën LSI) do të shkojë në Kuvend!Natën e mirë!”- shkruan Manjani.
Nuk dihet nëse kjo është një ironi e ish-ministrit me aktivizimin e opozitës dhe gadishmërinë për të lënë mandatet ose janë burime të sigurta për Manjanin se LSI do të shkojë në Kuvend.
(M.Q/Faxweb.al)